Transmetuar më 16-07-2018, 21:04

Ngjarja e rëndë e kësaj fundjave ku një çift u vra brenda makinës ku ndodhej fëmija i tyre rreth dyvjeçar dhe qëndrimi i të voglit për gjashtë orë me prindërit e vdekur në masakër, ka irrituar shumë opinionin publik në vend, emigrantët që shpërthejnë në rrjetet sociale dhe ca më shumë, komunitetin shkodran.

Në mjedise komunitare, lokale, bashkëbisedime telefonike dhe familjare, por edhe në rrjete sociale dhe në kamerat e mikrofonët e televizioneve lokale, ata kanë shprehur sot zemërimin e tyre për ngjarjen e rëndë.

Për banorët e Shkodrës kjo vrasje ishte e shëmtuar, e pabesë, e papranueshme dhe e patolerueshme.

Tmerri i fëmijës në Shkodër, qëndroi 6 orë me prindërit e vrarë brenda në makinë

Dënimi me vdekje është ilaçi më i mirë, shprehen ata, duke këmbëngulu që të rikthehet ligji për dënimin kapital ndaj autorëve të të tillave krime të rënda.

Qytetarët shkodranë shprehen se rikthimi i dënimit me vdekje është e vetmja mundësi për të parandaluar të tilla krime.

Sipas tyre, dënimet që jepen në gjykata janë të ulëta dhe pas pak kohësh të tillë individë dalin të lirë.

“Bëhet luftë në vende të tjera dhe nuk po ndodhin këto lloj vrasjesh. Vret tjetrin me fëmijë në dorë… Duhet dënimi maksimal. Zoti ka të drejtë me të marrë shpirtin, s’ka tjetër kush të drejtë”, thotë një qytetar.

Një tjetër shprehet: “Gabimi më i madh që ka bërë politika shqiptare është që ka hequr dënimin me vdekje. Vetëm ajo mund t’i frenojë këto ngjarje. Vret tjetrin e dënohet me 16 vjet burg? Nuk e di ku duan me dalë…”.

“Palaçot duhet të dënohen me vdekje…”, thotë një tjetër qytetar.

“Dënimi me vdekje e frenon. Mbani mend se dy vetë u varën dikur dhe nuk u ndje më krim për 4 muaj në vend”, sjell në vëmendje një tjetër qytetar shkodran.

Lexoni edhe:

Vrasja brutale e çiftit para fëmijës, ish-polici lidhje me një bandë?!

Krimi i dyfishtë në Shkodër, çfarë bëri ish-polici kur pa autorin me armë

Si u ekzekutua ish-efektivi dhe bashkëjetuesja e tij, çfarë zbuloi policia

Makina e djegur në Shkodër, policia: Dyshohet se u përdor në vrasjen e çiftit, u gjet dhe automatik

Ky është ish-efektivi i policisë dhe bashkëjetuesja e tij që u ekzekutuan brenda në makinë

Ish-efektivi i policisë dhe bashkëjetuesja u vranë në sy të fëmijës, pamjet që mbeten pas

Çifti u vra në sy të fëmijës, burri ishte larguar nga policia prej vetingut

Pamjet e vrasjes së dyfishtë, në makinë dhe fëmija i tyre motak

Çifti i ekzekutuar në makinë në Shkodër, kishin me vete edhe fëmijën e mitur