




Dalin detaje të tjera lidhur me krimin e rëndë të shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.
Brenda makinës së tyre me me targa AA006HA, në rrugën “Naim Gjylbegu”, janë ekzekutuar me armë zjarri një burrë dhe një grua, të cilët mendohet se janë bashkëshortë.
Deri më tani është identifikuar vetëm njëri nga viktimat, Boran Breçama rreth 30 vjeç, i cili ka qenë ish-efektiv i policisë.
Ndërkohë që emri i gruas, e cila mendohet se është bashkëjetuesja e Breçamës, nuk bëhet me dije.
Por edhe më e rëndë bëhet ngjarja, pasi mësohet se në makinë me dy viktimat ka qenë edhe fëmija i mitur i çiftit, rreth 1 vjeç.
Fatmirësisht vogëlushi ka shpëtuar pa dëmtime, ndërkohë që është gjetur nga banorë të zonës mes të qarash.
Nga ana e policisë hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





