Transmetuar më 16-07-2018, 20:07

Vogëlushi i Silvi Ndocit dhe Boran Bërcamës, qëndroi në prehrin e nënës së pajetë për afro gjashtë orë, pasi dy të ndjerët u qëlluan me armë zjarri brenda automjetit ku ndodheshin.

Hetimi i policisë dhe prokurorisë lokale në Shkodër, evidenton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.00 të natës duke gdhirë dita e djeshme.

Shkodranët të revoltuar: A vriten njerëzit duke mbajtur fëmijën në dorë?!

Rreth orës 06.40, është bërë zbulimi i ngjarjes makabër.

Personat që u afruan te makina u përballën me skenën e tmerrshme të djalit një vjeç e gjysmë i cili qëndronte në prehrin e gjakosur të së ëmës e cila ndodhej përbri babait të foshnjes.

Fëmija është nxjerrë shëndoshë e mirë nga makina, por prindërit e tij kishin vdekur afro gjashtë orë më herët, kur edhe mendohet të jenë qëlluar me breshëri arme automatike me silenciator.

Policia e Shkodrës duke folur sot në lidhje me vrasjen e dyfishtë që tronditi qytetin një ditë më parë, tha se ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve dhe banesave deri në një kilometër përreth vendit ku ndodhi krimi.

Mësohet se janë siguruar pamjet nga 6 kamera sigurie të marra nga vende të ndryshme përreth.

Grupi hetimor dyshon se autorët mund të kenë qenë dy persona të maskuar dhe se krimi është kryer me silenciator, por autorët ende nuk janë identifikuar.

Mëngjesin e së dielës u ekzekutuan në makinën e tyre ish-efektivi policor lokal Boran Bërcama, 35 vjeç, dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci, në prani edhe të fëmijës së tyre 1 vjeç e gjysmë.

Ish-polici u ekzekutua me një armë automatike MP5 së bashku me bashkëjetuesen Silvi Ndoci, rreth orës 1 të mëngjesit të së dielës, teksa po parkonte automjetin e tij.

Pasi kryen vrasjen, autorët dogjën edhe makinën me të cilën u larguan, duke humbur çdo gjurmë të mundshme.

Berhan Bërcama, pak muaj më parë kishte dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si efektiv i forcave të rendit.

Policia ka dyshime për ndonjë konflikt të kohëve të fundit të ish-punonjësit të policisë.

Ndonëse mbeten të paqarta motivet e ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij, hetimet janë fokusuar në pistën e vrasjes për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Policisë së Shtetit, ku kishte shërbyer për disa vite si agjent krimesh, por edhe me strukturat e rendit.

Lexoni edhe:

Vrasja brutale e çiftit para fëmijës, ish-polici lidhje me një bandë?!

Krimi i dyfishtë në Shkodër, çfarë bëri ish-polici kur pa autorin me armë

Si u ekzekutua ish-efektivi dhe bashkëjetuesja e tij, çfarë zbuloi policia

Makina e djegur në Shkodër, policia: Dyshohet se u përdor në vrasjen e çiftit, u gjet dhe automatik

Ky është ish-efektivi i policisë dhe bashkëjetuesja e tij që u ekzekutuan brenda në makinë

Ish-efektivi i policisë dhe bashkëjetuesja u vranë në sy të fëmijës, pamjet që mbeten pas

Çifti u vra në sy të fëmijës, burri ishte larguar nga policia prej vetingut

Pamjet e vrasjes së dyfishtë, në makinë dhe fëmija i tyre një vjeç

Çifti i ekzekutuar në makinë në Shkodër, kishin me vete edhe fëmijën e mitur