Transmetuar më 16-07-2018, 21:01

Kamerat e sigurisë që sekuestroi disa orë më parë policia lokale në Shkodër, kanë nxjerrë të dhëna të vlefshme që mund të çonë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të masakrës me dy të vrarë.

Një kamera që regjistronte pranë zonës ku ndodhi ngjarja, ka fiksuar momentet e natës së vonë duke gdhirë e diela, teksa një person, pa maskë, afrohet më këmbë tek automjeti ku gjendeshin Boran Bërcama, 32 vjeç, partnerja e tij Silvi Ndoci 25 vjeçe dhe djali i tyre rreth 18 muajsh.

Personi pa maskë, ka në dorë një armë automatike me silenciator, prodhim gjerman M5P, ku një karikator mban 30 fishekë.

Ai pozicionohet pranë makinës tip “Mercedes Benz” ku gjendeshin tre familjarët dhe lëshoi me breshëri 23 plumba.

Gjatë breshërisë ka qëlluar në kokë e trup të riun dhe më pas 25-vjeçaren, duke i lënë të vdekur në vend, siç tregojnë këto foto.

Ata u sulmuan në oborrin e pallatit ku jetonin, te lagjja "Naim Gjylbegu", ndërsa në makinë bashkë me ta ishte edhe fëmija rreth 2 vjeç, i cili shpëtoi pa lëndime, por mbeti në makinë për rreth gjashtë orë me prindërit e vrarë.

Autori është pritur në rrugën kryesore nga një tjetër bashkëpunëtor që e ka ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Policia lokale pohon se cilësia e dobët e pamjeve filmike, momentalisht e bën të pamundur identifikimin, ndaj video është dërguar për ekzaminim në Tiranë.

Disa kilometra më tutje, në by pass-in e qytetit, duke shfrytëzuar errësirën, kanë djegur makinën tip “Benz” dhe armën e krimit, dhe janë larguar në drejtim të paditur.

Numri i shasisë së mjetit pritet të ndihmojë në gjetjen e poseduesit të saj, thonë ekspertët e policisë. 

Çifti i ndjerë sot u përcoll ne banesen e fundit sic shikoni pamjet e meposhtme.

Shkodranët të revoltuar: A vriten njerëzit duke mbajtur fëmijën në dorë?! 

Lexoni edhe:

Vrasja brutale e çiftit para fëmijës, ish-polici lidhje me një bandë?!

Krimi i dyfishtë në Shkodër, çfarë bëri ish-polici kur pa autorin me armë

Si u ekzekutua ish-efektivi dhe bashkëjetuesja e tij, çfarë zbuloi policia

Makina e djegur në Shkodër, policia: Dyshohet se u përdor në vrasjen e çiftit, u gjet dhe automatik

Ky është ish-efektivi i policisë dhe bashkëjetuesja e tij që u ekzekutuan brenda në makinë

Ish-efektivi i policisë dhe bashkëjetuesja u vranë në sy të fëmijës, pamjet që mbeten pas

Çifti u vra në sy të fëmijës, burri ishte larguar nga policia prej vetingut

Pamjet e vrasjes së dyfishtë, në makinë dhe fëmija i tyre motak

Çifti i ekzekutuar në makinë në Shkodër, kishin me vete edhe fëmijën e mitur