Transmetuar më 22-06-2018, 16:32

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Hajri Nezirin, 25-vjeçarin i cili tronditi vendin dy ditë më parë pasi plagosi me thikë prindërit e moshuar.

Gjithsesi kjo ishte masa paraprake pasi konfirmimi do të jepet nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, e cila ka në kompetencë shqyrtimin e krimit në familje.

Gjykata e Durrësit shpalli moskompetencë për vijimin e shqyrtimit të çështjes.

Për gjykatën ishin të majftueshme provat e paraqitura për të caktuar masën e izolimit në qeli të të riut.

Ai ka pranuar krimin dhe ka shprehur pendesë. Hajri Neziri ka deklaruar se i sulmoi prindërit në moment nervozizmi.

Ndërkohë, prindërit e tij, 75-vjeçari Destan Neziri dhe Asije Neziri 64-vjeçe kanë kaluar rrezikun për jetën.

I moshuari deklaroi se e ka falur të birin dhe se do ta vizitojë në burg sapo të shërohet./a.m./noa.al/ Djali e plagosi me thikë bashkë me gruan, babai: Nusja na mbrojti

Djali masakroi prindërit me thikë, babai: E kam falur, ja si ndodhi ngjarja

Plagosi me thikë prindërit, i riu: Jam penduar, por s’më pranonin nusen

Detajet, i riu masakroi prindërit me thikë pasi nuk i pranuan të dashurën

Plagosi me thikë prindërit, djali vetëdorëzohet në polici

U masakruan me thikë nga djali i tyre, kush janë prindërit e të riut