Transmetuar më 20-06-2018, 21:25

Vendi u trondit sërish sot nga një krim i rëndë në familje. Një 25-vjeçar nga Durrësi plagosi me thikë dy prindërit e tij të moshuar të cilët janë në spital në rrezik për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Nr. 1 të qytetit bregdetar gjatë orëve të drekës ku shtetasi Hajri Neziri qëlloi disa herë me thikë babain 75-vjeçar Destan Neziri dhe nënën 64-vjeçare Hasie.

Raportohet se gruaja ka gjashtë plagë në trup dhe në qafë ndërkohë burria dy plagë afër qafës.

Dy prindërit ishin duke parë ndeshjen e kampionatit botëror kur Hajriu shkoi në banesë bashkë me të dashurën e tij e cila nuk është pranuar nga prindërit.

Mësohet se pikërisht ky ka qenë edhe shkak i konfliktit mes djalit dhe prindërve sipas raportimeve paraprake.

Ata kanë debatuar me tone të larta ndërkohë djali ka marrë një thikë dhe ka sulmuar prindërit.

Gjithçka ka ndodhur në sy të vajzës së re e cila nuk pranohej si partnere e djalit.

Pas krimit, djali me të dashurën janë larguar në drejtim të paditur. Një orë pas krimit ai ka shkuar në spital në Tiranë pasi në dorë kishte një plagë nga përleshja me prindërit.

Mjekët njoftuan policinë e cila shkoi menjëherë dhe e arrestoi.

Ndërkohë është marrë në pyetje edhe e dashura e tij, dëshmi nga e cila pritet të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen./a.m./noa.al/ Plagosi me thikë prindërit, djali vetëdorëzohet në polici

U masakruan me thikë nga djali i tyre, kush janë prindërit e të riut

Djali godet me thikë prindërit, nëna dhe babai po luftojnë me vdekjen