Transmetuar më 21-06-2018, 07:58

Zbulohen detaje të reja lidhur me krimin në familje të ndodhur mesditën e kësaj të mërkure ku Hajri Neziri 25 vjeç, plagosi me thikë babanë e tij Destan Neziri 75 vjeç dhe nënën Asije Neziri 64 vjeçe.

Krimi ndodhi në shtëpinë e familjes Neziri në Durrës, ku dëshmitare për gjithçka ka qenë e dashura e të riut.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Hajriu ka shprehur pendesë si dhe ka shpjeguar se pse ishte konfliktuar me prindërit.

Sipas tij ndonëse kishte një sërë arsyesh që kishin tensionuar raportet në familje, problem kryesor ishte papunësia e të riut, i cili jetonte me pensionet e prindërve.

“Një tjetër çështje që i ka përkeqësuar edhe më tej gjërat ishte fakti se nuk e pranonin të dashurën time si nuse. Për ta ishte e padenjë”, është shprehur ai.

Hajriu ka treguar se po shikonin ndeshjen mes Portugalisë dhe Marokut kur nisi të zihej me nënën dhe në gjaknxehtësi e sipër e qëlloi me thikë.

Për të qetësuar situatën, sipas 25-vjeçarit ndërhyri edhe i ati, të cilin ai e goditi gjithashtu me thikë.

Ndonëse u arratis direkt pas plagosjes së dyfishtë, pak më vonë ai u dorëzua në polici, bashkë me vajzën që donte për nuse.

Ndërkohë edhe e reja e marrë në pyetje, ka treguar se as ajo dhe as Hajriu nuk punonin dhe për këtë arsye kishte mosmarrëveshje.

Por ashtu si 25-vjeçari me origjinë nga Dibra, edhe vajza me origjinë nga Puka ka thënë se prindërit e të riut, mësues në pension ishin kundër lidhjes së tyre. /a.y/noa.al

Detajet, i riu masakroi prindërit me thikë pasi nuk i pranuan të dashurën

U masakruan me thikë nga djali i tyre, kush janë prindërit e të riut

Djali godet me thikë prindërit, nëna dhe babai po luftojnë me vdekjen