Transmetuar më 21-05-2018, 13:58

Pas deputetit Ervin Salianji, ish-ministrit të Drejtësisë Gazment Bardhi, deputeti Enkelejd Alibeaj, ishte i fundit mes zyrtarëve demokratë që dhanë dëshminë e tyre ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Lidhur me audio-përgjimin mes vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj me Albert Veliun ku flitej për trafik droge, në dalje të Prokurorisë, Alibeaj tha se ka bërë kërkesë që të kërkojë thirrje dëshmitarësh dhe akte hetimore, si mundësi që procesi penal të mos merret peng.

“Unë erdha sot për të dëshmuar faktet e bëra publikisht kur në fakt duhet të kishin ardhur të tjerë persona. Ndaj, duke qenë se Kodi i Procedurës Penale përcakton se ka edhe përfaqësuesve të viktimave, unë parashtrova që në statusin e deputetit, për viktimat e trafikimit të narkotikëve të jem përfaqësuesi, përfaqësuesi i viktimave të kësaj vepre kriminale. Pra unë kam të drejtë të kërkoj thirrje dëshmitarësh si mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Xhafaj dhe nga Rama”, u shpreh Alibeaj.

Ai shtoi se viktima janë që të gjithë shqiptarët.

/a.y/noa.al

Salianji: Ka një tjetër përgjim që do e publikojmë së shpejti, çfarë përmban

Audio-përgjimi, Bardhi nga Prokuroria: Të pyetet Xhafaj dhe Rama