Transmetuar më 21-05-2018, 10:55

Ish-ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi, u mor sot në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, lidhur me audio-përgjimin e publikuar javën e kaluar nga Partia Demokratike, ku jepej një bisedë mes vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj me Albert Veliun, për trafik droge.

Në dalje të organit të akuzës ku qëndroi rreth gjysmë ore, Bardhi tha se “Jemi marrë ne në pyetje që kemi denoncuar rastin, dhe ende nuk është marrë në pyetje vëllai ministrit të Brendshëm, që është i denoncuar dhe i dyshuar si trafikant droge. Ende nuk është marrë në pyetje ministri i Brendshëm, por edhe Kryeministri i cili ka krijuar një alibi me një ekspertizë dhe thotë se zëri nuk është i vëllait i ministrit”.

Sipas tij, Prokuroria duhet të kishte sekuestruar ekspertizën pasi kjo ndihmon dhe hetimet.

Ai kërkoi që hetimet të futen në drejtimin e duhur siç e kërkon ligji dhe të ndërtohen në mënyrë spektakolare, personat e përfshirë në këtë çështje.

Bardhi shtoi se janë dhënë sqarimet për provat dhe faktet e bëra publike.

Prokuroria mori në pyetje edhe dy deputetët demokratë Enkelejkd Alibeaj dhe Ervin Salianji, si që kanë të dhëna të vlefshme për hetimin.

Po sot do merret në pyetje Gazetari Jetimir Olldashi, i cili është personi që ka bërë dhe audio-regjistrimin. /a.y/noa.al