Transmetuar më 21-05-2018, 12:06

Pasi dha dëshminë e tij në prokurorinë e Krimeve të Rënda për përgjimin e Agron Xhafës, deputeti i PD-së Ervin Salianji tha se ka një tjetër audio përgjimi, të cilin do e publikojnë së shpejti.

Sipas tij në të tregohen lidhet e Agron Xhafës me trafikun e drogës.

"Për të gjitha deklarimet që kemi në thënë në prokurori nuk mund të flasim sepse përbëjnë nxjerrje të sekretit hetimor. Ka një deklarim nga gazetari Jetmir Olldashi i cili më ka sjellë pjesën e audio përgjimin, jo vetëm pjesën e parë që është publikuar nga PD, por edhe pjesë tjetër ku duket qartë që personat lidhur me krimin dhe të lidhur me Fatmir dhe Agron Xhafajn  bëjnë trafik kanabis", tha ai.

Ndër të tjera Saliani u shpreh se prokuroria nuk po bën punën e saj pasi është nën "kthetrat" e qeverisë.

"Agron Xhafaj është larguar nga Shqipëria dhe prokuroria po merret me kallëzimin e rremë të tij në vend që të merret me kapjen e grupit të strukturuar kriminal.

Prokuroria është 100% në dispozicion të qeverisë", tha Salianji./m.sh/noa.al/