Transmetuar më 18-02-2018, 10:29

Elvana Gjata është një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare dhe që në sajë të karrierës së saj, ka siguruar një status të kënaqshëm ekonomik.

Pas një shkëputje relativisht të gjatë nga Shqipëria, ajo u rikthye sërish ku mbajti një koncert privat me rreth 100 të ftuar, dhe ku prezantoi albimin e ri me gjashtë këngë.

Por këtë të shtunë ajo ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”, ku zbuloi detaje edhe nga periudhë kur nuk ishte e pasur.

Ajo kujtoi se ka dhënë një intervistë para shumë vitesh ku fliste për fëmijërinë e vështirë dhe për gjendjen ekonomike të familjes, e cila nuk ishte ndonjë gjë kushedi çfarë, duke e cilësuar të varfër si gjithë shqiptarët.

Rrëfimi i Elvanës: “Çdo fundjavë pulë me patate. Na vinin në fundjavë mysafirët, tezet, hallat ose miqtë e babit, shumë bukur. Unë, nga qejfi që piqej pula shkoja nga kuzhina dhe bëja kot sikur bëja ndonjë punë dhe shifja pulën në tavolinë e më shkonte goja lëng. Më pyesnin këta miqtë se e shikonin që vija vërdallë 2-3 herë aty, o Elvana po hajde ha pulë. Mami kthehej nga unë, qyqe po Elvana ka ngrënë, ka gjithë ditën, çfarë do hajë më, boll ka ngrënë. O Elvana ke ngrënë ti? Kam ngrënë, nuk dua. Po vdisja për bukë. Këtë histori e tregoj, shkoj në shtëpi dhe mami si me turinj. Mami çfarë ke? Ja lexova atë që kishe thënë ti te revista, atë intervistën tënde. Çfarë s’të pëlqeu? Po na nxore fukarenj fare, avash mi avash ti. Po pse mi mami, të varfër kemi qenë si gjithë shqiptarët. Mami kthehet, si mi paske qenë e varfër ti? Ti në frigorifer djathë ke pas, qumësht ke pas, kos ke pas, çfarë do më shumë ti?”, tha Elvana. /a.y/noa.al

Elvana Gjata flet për ndarjen me Florin: Mirënjohëse deri në fund të jetës

Elvana Gjata flet për herë të parë për lidhjen e dashurisë

Mamaja i nxjerr “të palarat” live Elvana Gjatës