Transmetuar më 18-02-2018, 09:22

Këngëtarja Elvana Gjata ka folur për herë të parë, pas përfundimit të bashkëpunimit prej thuajse 15 vitesh mes saj dhe kantautorit Flori Mumajesi.

Ndërsa janë përfolur shumë edhe për lidhje mes tyre, kjo gjë nuk u konfirmua kurrë.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Xing me Ermalin”, ajo u pyet për shkëputjen nga Flori dhe “Three dots”.

Por përgjigja që dha ishte vërtetë e bukur, duke thënë se “Gjithçka që ndjej është vetëm mirënjohje deri në fund të jetës. Nuk do të ndryshojë asnjëherë, jam rritur e formuar artistikisht. Kam mësuar shumë”.

Ajo shtoi se për aq vite sa kanë punuar bashkë, kanë bërë evolucion në muzikën shqiptare.

“Unë nuk flas asnjëherë dhe njerëzit shqetësohen shumë për këtë gjë, unë nuk i harroj rrënjët, por më duhet të ndjek dritën tani”, deklaroi Elvana. /a.y/noa.al