Transmetuar më 07-02-2018, 14:22

Ka zgjatur vetëm dy orë arratia e një djali të ri i cili u arratis nga ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, mesditën e sotme.

Ndërsa policia ngriti postblloqe të shumta, 24-vjeçari Saimir Ahmeti, u kap në zonën e sipërme të Pazarit, të qytetit të gurtë.

Ai ishte futur në një pusetë, ku dhe u gjet dhe u prangos nga policia rreth orës 14.00. 

Arratia ndodhi teksa Saimir Ahmeti, i akuzuar për përndjekje ka kërkuar leje për të kryer nevojat personale.

Por ai është larguar me shpejtësi nga dritarja e tualetit, duke humbur gjurmët.

Policia bëri me dije se Shërbimet e Policisë së Burgjeve nuk kishin kërkuar masa mbështetëse nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për siguri shtesë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.

I riu, i akuzuar për përndjekje ka arritur të largohej, pak minuta para se të njihej me masën e sigurisë, pas apelimit të vendimit të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit.

Mësohet se Saimiri, kishte përndjekur bashkëjetuesen e tij Bleona Habibi 18 vjeçe, pasi familja e së resë kishte dalë kundër lidhjes mes tyre, duke i ndarë.

Madje dy të rinjtë kishin bërë dhe dasmë, ndonëse nuk ishin martuar me dokumente.

Por lidhja mes dy të rinjve ka shkaktuar përplasje edhe mes dy familjeve, ku nëna e djalit i ka kërkuar nënës së vajzës që të tërhiqnin akuzën, në mënyrë që të linin vajzën të qetë. /a.y/noa.al

Kush është i arratisuri nga Gjykata, dashuria që i kushtoi prangat dhe si u shpëtoi policëve

Gjirokastër, i arrestuari arrin t’u arratiset policëve nga Gjykata