Transmetuar më 07-02-2018, 12:43

Një djalë i riu i arrestuar nga policia e Sarandës, është arratisur në mënyrë spektakloare mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.50 në Gjykatën e Apelit Gjirokastër.

I ndaluari Saimir Ahmeti, 24 vjeç, banues në fshatin Vanë, Delvinë, ka mundur të largohet nga ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, ku ishte i shoqëruar nga shërbimet e Policisë së Burgut Sarandë.

Shërbimet e Policisë së Burgjeve nuk kishin kërkuar masa mbështetëse nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për siguri shtesë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.

Shërbimet e Policisë së Shtetit në Gjirokastër sa morën njoftim janë angazhuar maksimalisht për kapjen e shtetasit të Ahmeti.

I riu, i akuzuar për përndjekje ka arritur të largohej, pak minuta para se të njihej me masën e sigurisë./a.y/noa.al

Foto ilustruese