Transmetuar më 07-02-2018, 14:02

Personi që shikoni në fotografi është i riu i cili u arratis mesditën e sotme nga Gjykata e Apelit Gjirokastër.

Mësohet se 24- vjeçari Saimir Ahmeti, i akuzuar për përndjekje ka kërkuar leje për të kryer nevojat personale.

Por ai është larguar me shpejtësi nga dritarja e tualetit, duke humbur gjurmët.

Për kapjen e të riut nga fshati Van i Delvinës janë ngritur postblloqe të shumta nga gjithë policia e Gjirokastrës.

Policia bëri me dije se Shërbimet e Policisë së Burgjeve nuk kishin kërkuar masa mbështetëse nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër për siguri shtesë, gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore.

I riu, i akuzuar për përndjekje ka arritur të largohej, pak minuta para se të njihej me masën e sigurisë, pas apelimit të vendimit të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit.

Mësohet se Saimiri, kishte përndjekur bashkëjetuesen e tij Bleona Habibi 18 vjeçe, pasi familja e së resë kishte dalë kundër lidhjes mes tyre, duke i ndarë.

Madje dy të rinjtë kishin bërë dhe dasmë, ndonëse nuk ishin martuar me dokumente.

Por lidhja mes dy të rinjve ka shkaktuar përplasje edhe mes dy familjeve, ku nëna e djalit i ka kërkuar nënës së vajzës që të tërhiqnin akuzën, në mënyrë që të linin vajzën të qetë. /a.y/noa.al