Transmetuar më 14-12-2017, 09:40

Një person është kanosur me armë dhe është rrahur nga tre djem, të cilët e akuzonin për plagosjen e “të fortit” të Bulqizës.

Nga ana e policisë si të dyshuar për ngjarjen janë shpallur në kërkim Fadil Ternova, 29 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë, person me rekorde kriminale; A(I). D (T)., 32 vjeç, banues në fshatin Vajkal, Bulqizë dhe E.D,, 20 vjeç, banues në fshatin Koçaj, Bulqizë.

Rreth orës 11.00 të paradites së të mërkurës, ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin në rrugën nacionale Peshkopi-Bulqizë, në afërsi të një karburanti qyteti i Ri Bulqizë, dyshohet se kanë kanosur me armë dhe kanë goditur me qytë pistolete shtetasin A.Sh., 28 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Bulqizë.

I dëmtuari ka bërë denoncim në polici dhe ka deklaruar se personat e shpallur në kërkim, e kanë akuzuar se është personi që ka kryer ose shtyrë persona të tjerë për kryerjen e atentatit ndaj Fadil Ternovës, i cili mbeti i plagosur, mbrëmjen e 11 dhjetorit në fshatin Peladhi, Bulqizë.

Aktualisht viijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe po hetohet intensivisht për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja”, “Plagosje e lehtë, kryer në bashkpunim, dhe “Vetëgjyqësia”. /a.y/noa.al

Qëlluan me armë në drejtim të tij, identifikohet personi me rekorde kriminale

Breshëri armësh drejt një makine, dyshohet për përplasje bandash

Në foto, Fadil Ternova