Transmetuar më 11-12-2017, 20:28

Të shtëna me armë kanë tronditur mbrëmjen e sotme Shqipërinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Bulqizë.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, mësohet se rreth orës 18.30, në sallën operative të ka ardhur një telefonatë se në fshatin Peladhi të Bulqizës janë dëgjuar të shtëna armësh.

Burime nga policia bënë me dije se në rrugën që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Land Rover me targa AA 489 RA, që drejtohej nga F.T, 29 vjeç, banues në fshatin Peladhi.

Drejtuesi i automjetit nuk ka ndaluar por është larguar nga rruga që lidh fshatin Godvi me fshatin Peladhi, rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes e më pas ka lënë automjetin në anë të rrugës, dhe ka njoftuar Policinë.

Nga të shtënat drejtuesi i automjetit nuk ka marrë asnjë lëndim, ndërkohë që mësohet se drejtuesi i automjetit levizte i vetëm me automjet.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja, teksa nga kqyrja paraprake e automjetit janë dalluar dy shenja plumbi.

Në lidhje me këtë ngjarje po hetohet intensivisht, pasi personi i dëmtuar mbart rekorde të theksuara kriminale dhe penale.

Forca të shumta policore të mbështetura dhe nga forcat e policisë së Drejtorisë Vendore Dibër, kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. (e.c/noa.al)