Transmetuar më 19-09-2017, 12:33

Policia e Elbasanit del me deklaratë lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së djeshme ku një mjet luksoz goditi automjetin e policisë.

Bëhet me dije se janë sekuestruar shtatë automjete, tre prej tyre të blinduara dhe një armë zjarri sportive.

Nga ana e uniformave blu janë arrestuar tre persona, konkretisht drejtuesi i mjetit që u ndalua për tu kontrolluar nga policia, pasagjeri i këtij mjeti dhe roja i tregut Agro- Ushqimor.

Në lagjen “Dyli Haxhire”, ku efektivat e policisë kishin dalë me qëllim zbatimin e një plan operacioni që ka për qëllim verifikimin e mjeteve luksoze apo të dyshuara të trafikuara, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me targa AA 040 OJ, mjet luksoz me një vlerë rreth 100.000 euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.

Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi "Shqiponja" dhe nga një patrullë policie, një mjet tip “Audi” ka ardhur me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe godet mjetin e policisë me targa MB 002 AA . Më pas mjeti që goditi mjetin e policisë u fut në Tregun Ushqimor. Mjeti tip Audi dyshohet se është i blinduar.

Në lidhje me veprimet e mëtejshme të kryera nga ana e bëhet me dije se në mbështetje të policisë Elbasan, kanë shkuar Renea dhe FNSH.

Policia ka bërë shoqërimin e disa personave që kanë qenë në ambientet e Tregut Ushqimor.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i 26-vjeçarit Ledio Zabeli, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë ditës së djeshme, ishte pasagjer në mjetin tip “Range Rover” me targa AA 040 OJ që drejtohej nga Kelmend Xhaferri.

Mjeti ishte i dyshuar dhe u ndalua nga policia me qëllim verifikimin e dokumentacionit në kuadër të zbatimit të plan-operacionit për kontrollin e automjeteve të dyshuara të trafikuara.

Gjatë kontrollit të banesës i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar kanabis sativa.

Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po ashtu u arrestua dhe Kelmend Xhaferri, 35 vjeç banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit të banesës, të ushtruar nga efektivat e policisë grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pushkë sportive pa leje.

Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

I arrestuari i tretë është Valmir Dedja, 44 vjeç banues në Elbasan, i cili duke qenë me detyrë roje i tregut Agro- Ushqimor, ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë duke mos lejuar hapjen e derës së tregut.

Ndaj tij materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik kryer në bashkëpunim”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Në vijim të veprimeve, policia ka bërë identifikimin e drejtuesit të mjetiti tip “Audi” me targa AA 795 EP që goditi mjetin e policisë me targa MB 002 AA dhe po punojnë intensivisht për kapjen e tij.

Mjeti tip “Audi” dyshohet të jetë i blinduar dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe rezulton në përdorim nga P.Ç.

Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 7 automjete, ku tre prej të cilave dyshohen të jenë të blinduara, konkretisht mjeti tip “Audi” me targa AA 862 OI në pronësi të shtetases E.Xh; Mjeti tip “Range Rover” me targa AA 040 OJ në pronësi të shtetasit P.Ç; Mjeti tip Golf me targa AA 097 SA në pronësi të shtetasit E.H; Mjeti tip “Toyota” me targa AA 814 GN, i dyshuar i blinduar në pronësi të shtetasit G. N; Mjeti tip “Audi’” A8 i dyshuar i blinduar me targa AA 478 PV në pronësi të shtetasit P.Ç; Mjeti tip “Audi” A8 i dyshuar i blinduar, me targa AA 795 EP në përdorim nga P.Ç dhe mjeti tip “Golf” me targa AA 637 KD, në pronësi të shtetasit A. M.

Nga ana e policisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe vijojnë kontrollet për kapjen e drejtuesit të mjetit që goditi mjetin e policisë. /a.y/noa.al

Operacion për mjetet e trafikuara, ndalohet makina 100 mijë euroshe në Elbasan

Makina 100 mijë euroshe në Elbasan, Basha: Dhëndri i Qazim Sejdinit goditi zv.drejtorin e policisë

Foto ilustruese