Transmetuar më 18-09-2017, 23:33

Policia në Elbasan zhvillon operacion me qëllim bllokimin e automjeteve motorike të trafikuara.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në Lagjen "Dyli Haxhire" nga efektivat e policisë në automjetin me targa AA 040 OJ, mjet luksoz me një vlerë rreth 100.000 Euro, personit iu kërkua që të shoqërohej për verifikim të dokumentacionit.

Në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një patrullë Policie, një mjet tip "Audi" vjen me shpejtësi dhe godet mjetin e Policisë me targa MB 002 AA.

Më pas mjeti që goditi mjetin e Policisë u fut në Tregun Ushqimor, ndërsa dyshohet se është i blinduar.

Ndërkaq është bërë i mundur shoqërimi i disa personave që kanë qenë në ambientet e Tregut.

Policia ka rrethuar vendngjarjen dhe po kryen veprimet proçeduriale për dokumentimin e kësaj ngjarje./a.k/noa.al/