Transmetuar më 10-07-2017, 16:06

Rreziku i zjarreve vijon të mbetet i vazhdueshëm në të gjithë vendin për shkak të temperaturave të larta. Përgjatë orëve të fundit deri në orën 16.00 ka pasur tre vatra zjarri në pyje në qarqet Gjirokastër dhe Dibër.

Shërbimi i Emergjencave Civile vijon të monitorojnë situatën nga afër në të gjithë vendin.

Vatra e zjarrit e nisur mbrëmjen e djeshme në kurorën e gjelbër të qytetit të Tepelenës është riaktivizuar sërish.

Emergjencat Civile kanë nisur një helikopter për shuarjen flakëve nga ajri pasi ndërhyrja nga toka është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.

Në fshatin Dushaj, Bulqizë vijon zjarri në një masiv pyjor me dru ahu. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer. Aktualisht është duke u punuar për shuarjen e flakëve edhe pse ato favorizohen nga era.

Në fshatin Patin, Klos zjarri ka djegur një sipërfaqe prej 1 hektarësh me shkurre, ferra dhe pisha. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë me mjete rrethanore dhe vetëm pas disa orë punë kanë arritur të shuajnë flakët.

Emergjencat Civile u bëjnë thirrje qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 ose në numrin 0694110198.

Neutralizohet zjarri në Tepelenë, deri tani 3 hektarë me pyje janë djegur

Zjarr në Tepelenë, rrezikohen të digjen shtëpi dhe spitali. Kërkohet helikopter