Transmetuar më 10-07-2017, 07:44

Është vënë nën kontrioll zjarri i rënë mbrëmë në kurorën e gjelbër të Tepelenës. Terreni i vështirë, por edhe errësira e bënë të pamundur që flakët të shuhen mbrëmjen e djeshme. 

Deri më tani, thuhet se janë djegur mbi 3 hektarë me pyje, ndërsa nuk ka rrezik që të përfshijë banesat dhe spitalin.

Në ndihmë të zjarrfikësve ka shkuar edhe një helikopter nga Tirana, ndërhyrje që u kërkua një natë më parë, por orari i vonë e pamundësoi një gjë të tillë.

Zjarri u vu nën kontroll nga 6 zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur që flakët të mos depërtonin në qytet.

Në ndihmë kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit që po përhapet me shpejtësi, dhe fakti që ka rënë në orët e mbrëmjes, dyshohet se është vënë qëllimisht. /k.k/noa.al/