Transmetuar më 29-06-2017, 08:21

Dalin detaje të reja lidhur me atentatin e mbrëmjes së djeshme, ku në një lokal në Shkodër u qëllua me armë zjarri 42- vjeçari Ilmir Hajdari.

I plagosuri i cili njihej ndryshe si Mir Vetlla ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Atentati ndaj tij ndodhi rreth orës 21:30 të mbrëmjes së të mërkurës në lagjen “Perash”, në vendin e quajtur sheshi “Isa Boletini”.

Nga hetimet paraprake bëhet me dije se autorët e krimit kanë qenë në makinë kur kanë qëlluar drejt Hajdarit, i cili rezulton person me precedentë penalë.

42- vjeçari u godit me tetë plumba në kokë dhe në gjoks teksa po pinte kafe në lokal, ku për shkak të gjendjes kritike u dërgua në Tiranë.

Dyshohet se atentati mund të ketë ndodhur për shkak të ngjarjeve të mëparshme ku mund të jetë përfshirë Hajdari, i cili njihej dhe si “i fortë”, si dhe me disa precedentë penalë.

Po ashtu mësohet se “Mir Vetlla” është akuzuar për atentatin dhe vrasjen me armë zjarri të Indrit Bajrit më 21 tetor të vitit 2001, krim për të cilin u dënua me 16 vite burg.

Ai u arrestua në vitin 2009, por pas pesë vitesh në qeli u la i lirë, pas dëshmive dhe provave që solli në gjykatë se nuk ishte ai autori i krimit.

Pas lirimit të tij mes familjeve Hajdari dhe Bajri u mbyll konflikti, por gjithsesi pista e hakmarrjes nuk përjashtohet, ashtu sikundër ndonjë konflikt i kohëve të fundit i 42-vjeçarit. /a.y/noa.al

I plagosuri në Shkodër me 8 plumba në trup, dërgohet për ndihmë mjekësore në Tiranë

Atentat me armë zjarri në Shkodër, plagoset rëndë një person