Transmetuar më 28-06-2017, 23:39

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar gjatë mbrëmjes së sotme në Shkodër rreth orës 21:30, në lagjen "Perash" në vendin e quajtur "Sheshi Isa Boletini".

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i pllagosur rëndë Ilmir Hajdari, 42-vjeç, ku mësohet se ka marrë tetë plumba në trup.

Mësohet gjithashtu se ai është duke u transportuar drejtë Tiranës për ndihmë mjekësore.

42-vjeçari ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën mjekësore, nga ku është nisur drejtë Tiranës për shkak të gjendjes të rëndë shëndetësore.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj./a.k/noa.al/