Transmetuar më 28-06-2017, 22:30

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar gjatë mbrëmjes së sotme në Shkodër.

Rreth orës 21:30 janë dëgjuar të shtëna me armë në lagjen "Perash" në vendin e quajtur "Sheshi Isa Boletini".

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur shtetasi Ilmir Hajdari 42-vjeç, banues në Perash, Shkodër, i cili  është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për grumbullimin e provave ligjore duke bërë të mundur sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe dokumentimin ligjor të saj./a.k/noa.al/