Transmetuar më 21-04-2017, 07:30

ISIS merr përgjegjësinë e sulmit terrorist në Paris. Agjencia Amaq e lidhur me shtetin islamik, tha se sulmi u krye nga një “luftëtar” i ISIS, i identifikuar si Abu Yusuf al Beljiki, ose i njohur ndryshe si “belgu”.

Mbrëmjen e së enjtes një person hapi zjarr në Champs-Elysées, duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë, para se të vritej nga policia.

Presidenti francez, Francois Hollande tha se “është sulm terrorist”. /a.y/noa.al

Sulmi në Paris, autori para se të vdiste: Dua të vras policë

Të shtënat me armë që tronditën Parisin, policia ekzekuton për vdekje autorin

Parisi tronditet nga të shtënat me armë, vritet një polic dhe plagosen dy të tjerë, ekzekutohet autori