Transmetuar më 20-04-2017, 22:14

Parisi tronditet nga të shtënat me armë, ku një polici ka mbetur i vrarë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në Champs-Elysee, të kryeqytetit francez, ku nga të shtënat raportohet se janë plagosur dy persona, ku njëri prej tyre është gjithashtu polic.

Sipas CNN, personi që ka lënë të vrarë policin, është qëlluar për vdekje, nga forcat speciale.

Lajmi është raportuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Francës.

Sheshi është rrethuar nga policët dhe është evakuuar e gjithë zona përreth./a.k/noa.al/