Transmetuar më 20-04-2017, 23:55

Parisi tronditet nga të shtënat me armë, ku një polici ka mbetur i vrarë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotmë në Champs-Elysee, të kryeqytetit francez, ku nga të shtënat raportohet se janë plagosur dy persona, ku njëri prej tyre është gjithashtu polic.

Sipas CNN, personi që ka lënë të vrarë policin, i cili ende nuk është identifikuar, është qëlluar për vdekje nga forcat speciale.

Lajmi është raportuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Francës.

Shumë qytetarë të Parisit që ishin dëshmitarë të sulmit të përgjakshëm që la të vrarë dy policë, kanë rrëfyer tmerrin që e kanë përjetuar, shkruan Daily Mail.

Ata kanë deklaruar për mediat franceze se sulmuesi që kishte qëlluar me kallashnikovë në drejtim të veturës së policisë që ishte ndaluar në semafor dhe kishte bërtitur “dua të vras policë”./a.k/noa.al/