Transmetuar më 25-03-2017, 13:04

Elbasan, 25 mars 2017, NOA.al- Deputeti socialist Taulant Balla reagon për kritikat deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, madje e quan opozitare.

Duke folur sot nga Elbasani, ai tha se nuk e di se çfarë do të bëjë opozita në qarqet e tjera po në Elbasan ajo ka filluar fushatën.

“Do thoni ju qe mikja ime Monika nuk është opozitë! Po e keni gabim, sepse Monika bën opozitë edhe për dikasteret apo agjencitë që janë përgjegjësi e partisë së saj në qeveri. Ja për shembull, shkon në Shushicë e thotë s’është bërë asgjë për bujqësinë, ndërkohë që partneri ynë ka edhe ministrinë edhe agjencinë e pagesave për fermerët. Ose u thotë ju ka lënë qeveria pa ujë, ndërkohë që drejtorinë e ujësjellësit për atë zonë e ka një figurë e partisë se Monikës”, u shpreh Balla për gazetarët.

Ai shtoi më tej se opozitës nuk i duhet qarë halli të paktën për Elbasanin, duke nënvizuar se në Elbasan opozita ka filluar fushatën./a.y/noa.al

Kryemadhi në Rrajcë: Më shumë investime që shqiptarët të mos largohen nga vendi

PS-LSI përplasen për maturën, Kryemadhi dhe Nikolla replikojnë në distancë