Transmetuar më 18-03-2017, 18:46

Përplasja mes koalicioni qeverisës vijon të bëhet edhe më evidente. Këtë herë protagonistë kanë qenë deputeja e LSI-së Monika Kryemadhi, dhe ministrja e arsimit Lindita Nikolla.

Më herët, Kryemadhi kërkoi që të mos përsëriten më gabimet që u bënë me maturën shtetërore, pasi cenojnë të ardhmen e maturantëve.

Nuk ka zgjatur shumë dhe ka ardhur reagimi i ministres Nikolla, e cila në një status në Facebook shprehet se e mirëkupton klimën para fushatës zgjedhore, dhe jep sqarime për atë se ccfarë ndodi një vit më parë.

“E mirëkuptoj klimën e vigjiljes së fushatës, ashtu siç mirëkuptoj çdo kritikë, edhe nga ti vetë, pavarësisht se jemi shpjeguar jo një herë sy më sy për Maturën Shtetërore. Praktika e re e Maturës Shtetërore që krijoi kushte krejt të reja konkurrueshmërie dhe transparence, është fryt i një pune të madhe e të përbashkët. Siç ti e di fare mirë ka qenë një proces gjithëpërfshirës, ku janë dëgjuar me shumë respekt edhe vërejtjet e grupeve parlamentare, përfshirë dhe LSI-në. Jo vetëm kaq, po vetë Kryetari i Kuvendit ka ndihmuar personalisht për zhvillimin e një debati të brendshëm shumë konstruktiv mes përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve të partive të koalicionit”-Shkruan Nikolla në Facebook.

Kohët e fundit, përplasja PS-LSI po merr përmasa edhe më të gjera./k.k/noa.al