Transmetuar më 23-03-2017, 17:00

Kthesë në hetime lidhur me sulmin terrorist të së mërkurës në Londër, ku u vranë katër persona dhe rreth 40 të tjerë u plagosën. Quhet Khalid Masood atentatori para Parlamentit të Westminster.

Është ky njoftimi i bërë nga policia angleze, Scotland Yard. I dyshuari me moshë 52- vjeçare i lindur në Kent të Anglisë, nuk rezulton i përfshirë në hetime për terrorizëm.

Ndërkohë policia njofton se ai ishte dënuar më herët për dhunë dhe armëmbajtje pa leje./a.y/noa.al

Publikohen foto të tmerrit në Londër, njerëz të shtrirë dhe të mbuluar në gjak

Sulmi terrorist para Parlamentit të Londrës, shkon në 4 numri i viktimave