Transmetuar më 22-03-2017, 20:57

Publikohen fotot të tmerrit në në kryeqytetin anglez të Londrës, ku humbën jetën 4 persona.

Njerëz të shtrirë dhe të përgjakur pasi një person përplasi me makinë një grup personash që ndodheshin para Parlamentit të Londrës, dhe më pas theri me thikë një polic në oborrin e Ëestminster.

Ndërkaq është identifikuar edhe autori i dyshuar terrorist me emrin Abu Izzadeen, qytetar britanik, 42-vjeç i lindur nga një familje xhamajkane në Hackney, zonë në lindje të Londrës.

Izzadeen, ishte zëdhënës i organizatës terroriste “Al Ghurabaa”, që në vitin 2006, është shënuar si një nga organizatat më të rrezikshme nga Parlamenti britanik.

Brooks ishte konvertuar në islamik një ditë para se të mbushte 18-vjeç, më 17 prill të vitit 1993, i cili ka preferuar që ta thërrasin me emrin Abu Izadeen.

Ai flet në mënyrë perfekte gjuhën angleze dhe atë arabe.

Ai ishte me profesion elektreçist, ndërsa ishte martuar në vitin 1998 dhe nga martesa lindën 3 fëmijë./a.k/noa.al/