Transmetuar më 17-03-2017, 15:51
Publicitet

Tiranë, 17 mars 2017, NOA.al- Dy personat që shihni në fotografi janë dy personat e fundit të arrestuar në kuadër të operacionit “Patriot”, të dyshuar lidhur me grabitjen e parave të bankës në rrugën e Rinasit.

Ata janë Aleksandër Murataj, 41 vjeç dhe Dritan Sinani, 43 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u prangosën më 15 mars.

Aleksandër Murataj është vëllai i të dyshuarit kryesor, si kreu i grupit të grabitësve të parave në segmentin Qafë Kashar-Rinas, Admir Murataj.

Me arrestimin e Muratajt dhe Sinanit shkon në 9 numri i personave që janë vendosur në pranga nga banda e grabitësve në rrugën e Rinasit.

Grupi hetimor deri tani ka arritur të mbledhë prova se të arrestuarit, kohë më parë dhe dy të fundit kanë marrë pjesë në grabitje.

Fation Xhyliu dhe Ditjon Memlika i kanë dhënë informacion Neim Avdulajt se nga banka do të lëviznin shuma të mëdha parash duke qenë se punon në policitë private.

Më pas Avdulaj ia ka përcjellë informacionin Admir Çerpjas, i cili ka njoftuat Dash Kupën. Ky i fundit ka organizuar mënyrën se si do të goditeshin blindat me para.

Pjesë e grupit dyshohet të ketë qenë Ernest Kupa si dhe i shpalluri në kërkim Admir Murataj. Me hetimet po merret Prokuroria e Krimeve të Rënda./a.y/noa.al

Grabitja e parave në Rinas, vihen në pranga edhe dy persona të tjerë

Zbulohet kush i tradhtoi bashkëpunëtorët e grabitësve në Rinas

Ish-komando ideatori i grabitjes së parave të bankës, 300 mijë eurot i la në kazino

Grabitja në Rinas, Dëshmia e Xhyliut: Ish- komandot, besimtarë të devotshëm

Grabitja e parave të bankës, “I penduari”: Më gënjyen me 70 mijë euro, ju rrëfej sekretet

Grabitja në Rinas, zbardhet dëshmia e Admir Çerpjes: Si u njoha me Murataj

Grabitjet, të arrestuarit s’morën pjesë direkt, kush është “banda e armatosur”

“Pula” dhe “Kutia”, zbardhen përgjimet e grabitësve të bankave

Bisedat e koduara, zbardhet skema si u krye grabitja në Rinas

Zbulohen detajet, ish-ushtaraku la gjurmë në të dyja grabitjet në Rinas

Grabitja e parave, prokuroria: Ja si i identifikuam autorët