Transmetuar më 25-02-2017, 16:12

Admir Çerpja i penduari i bandës së grabitësve në rrugën e Rinasit ka treguar para hetuesve detaje të tjera për mënyrën se si u njoh me Dash Kupën, i dyshuar si organizatori i dy grabitjeve.

Mësohet se ata janë njohur në Greqi në burg ku të dy kanë qenë të dënuar për vjedhje. Sipas 35-vjeçarit ata i kanë mbajtur kontaktet pasi mbaruan dënimin dhe u kthyen në Shqipëri.

Çerpja mësohet të ketë deklaruar para hetuesve se pasi ka diskutuar për grabitjen me  ish-komandon Neim Avdulaj, ky i fundit i ka kërkuar ti gjejë persona të përshtatshëm për këtë punë.

Admir Çerpja e ka diskutuar këtë me Dash Kupën duke qenë se e kishte njohje të vjetër dhe kishte eksperienca të tilla në Greqi. Sipas “tvklan”, pasi e ka diskutuar me të ai ka marrë përsipër të kryeje grabitjet në rrugën e Rinasit, atë të 3 dhjetorit 2015 dhe 9 shkurtit 2017.

Grupi hetimor ka arritur të mbledhë prova se 6 të arrestuarit e deritanishëm kanë marrë pjesë në grabitje. Fation Xhyliu dhe Ditjon Memlika i kanë dhënë informacion Neim Avdulajt se nga banka do të lëviznin shuma të mëdha parash duke qenë se punon në policitë private. Më pas Avdulaj ia ka përcjellë informacionin Admir Çerpjas, i cili ka njoftuat Dash Kupën. Ky i fundit ka organizuar mënyrën se si do të goditeshin blindat me para. Pjesë e grupit dyshohet të ketë qenë edhe Ernest Kupa si dhe i shpalluri në kërkim Admir Murataj.

Grabitja në Rinas, gjendet tenxherja me para pranë banesës së Jetmir Çerpjajt

Grabitja në Rinas, Çerpja u arrestua teksa kishte dalë për të blerë ushqim

Kapja e grabitësit të pestë në rrugën e Rinasit, roli që kishte Jetmir Çerpja në grup

“Pula” dhe “Kutia”, zbardhen përgjimet e grabitësve të bankave

Bisedat e koduara, zbardhet skema si u krye grabitja në Rinas

Zbulohen detajet, ish-ushtaraku la gjurmë në të dyja grabitjet në Rinas

Xhyliu-Memlika, i dhanë informacion bandës, u shpërblyen me 100 mijë euro

Grabitja e parave, prokuroria: Ja si i identifikuam autorët