Transmetuar më 06-11-2026, 20:33

Përditësim: Masakra në Durrës, kush është i riu që akuzohet se plagosi me sëpatë prindërit

Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur në fshatin Rrushkull, Njësia administrative Manzë e rrethit të Durrësit, ku një person që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka plagosur me sëpatë nënën dhe babain e tij brenda banesës.

Të plagosurit burrë e grua përkatësisht 72 dhe 69 vjeçe, janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Gjendja e tyre raportohet se është e rëndë.

Sakaq forcat e policisë së Durrësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, djali 37 vjeçar i çiftit të plagosur.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivesh që çuan në këtë ngjarje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit