Transmetuar më 06-11-2026, 20:48

Ngjarja që tronditi sonte zonën e Manzës në Durrës, ka për autor të dyshuar 37 vjeçarin Emir K., banor i fshatit Rrushkull, raporton noa.al.

Ai akuzohet se sonte ka plagosur në rrethana të paqarta dy prindërit e tij, Farie K., 69 vjeçe dhe Sali KM, 72 vjeç.

Hetimi evidenton se djali ka marrë një sëpatë dhe në rrethana ende të paqarta ka qëlluar disa herë në drejtim të prindërve duke i plagosur rëndë.

Burime policore lokale thanë për noa.al se 37 vjeçari ka probleme të shëndetit mendor dhe mendohet se kjo është arsyeja që ka nxitur atë të qëllojë mbi prindërit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Rrushkull, Njësia administrative Manzë e rrethit të Durrësit, ku sipas të dhënave më vendngjarje, Emir K., 37 vjeç, një person që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka plagosur me sëpatë nënën dhe babain e tij brenda banesës.

Të plagosurit burrë e grua përkatësisht 72 dhe 69 vjeçe, janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Gjendja e tyre raportohet se është e rëndë.

Sakaq forcat e policisë së Durrësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, djali 37 vjeçar i çiftit të plagosur.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivesh që çuan në këtë ngjarje.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit