Transmetuar më 04-11-2026, 08:29

Përditësim: Identifikohet burri që humbi jetën në aksidentin e Durrësit

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, në një rrugë dytësore të lagjes nr. 13, ku një automjet ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Në drejtimin e automjetit ndodhej shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, i cili, për rrethana ende të paqarta, ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri L. L., 48 vjeç.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit