

Identifikohet viktima e aksidentit tragjik në Durrës, Landi Lila humbi jetën pas përplasjes së automjetit, shoferi u largua nga vendngjarja
Është identifikuar si Landi Lila, 48 vjeç, pasagjeri që humbi jetën në aksidentin e rëndë të regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure, 4 nëntor, në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30, në një rrugë dytësore të lagjes nr. 13, ku automjeti me të cilin udhëtonte viktima doli nga kontrolli dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë.
Përplasja rezultoi fatale për 48-vjeçarin Landi Lila, i cili ndodhej si pasagjer në automjet.
Raportohet se pas aksidentit, drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja.
Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






