

PËRDITËSIM: Detaje të reja për ngjarjen e rëndë
BRESCIA — Një ngjarje e rëndë kriminale brenda familjes ka ndodhur në zonën e Brescias në Itali, ku një 21-vjeçar shqiptar ka vrarë me thikë nënën e tij brenda banesës së tyre.
Autori i ngjarjes është identifikuar nga autoritetet si Eduart Xhani, 21 vjeç, ndërsa viktima është nëna e tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe.
Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, i riu është larguar me vrap menjëherë pas goditjes me thikë, por është vetëdorëzuar në polici disa orë më vonë.
Karabinierët italianë kanë nisur hetimet intensive për rindërtimin e plotë të dinamikës së krimit dhe zbardhjen e motiveve që çuan në këtë ngjarje tragjike, ndërsa detaje të tjera hetimore mbeten ende për t’u bërë publike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






