Transmetuar më 28-10-2026, 10:20

PËRDITËSIM: Tritol banesës dhe makinave të 56 vjeçarit, emri

Tiranë – Një tjetër ngjarje shqetësuese përfshiu rrethin e Tiranës, pasi në një banesë u hodh sasi tritoli që pasi shpërtheu shkaktoi dëme të shumta.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, raporton noa.al.

Policia tha se në oborrin e banesës së shtetasit S. N., rreth 56 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë janë dëmtuar 2 automjete të parkuara në oborrin e kësaj banese.

Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe ndodhi në momentet kur familja ishte në gjumë.

Ngjarja shkaktoi klimë ankthi dhe pasigurie jo vetëm për familjen që jeton në banesë, por edhe për shumë fqinjë përreth tyre.

Policia tha se nuk e di kush është përgjegjës për tritolin dhe as arsyet e vendosjes së tij.

Një grup hetimor është ngritur dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit