Transmetuar më 28-10-2026, 10:36

Eksplozivi që hodhi në erë dy makina sot që pa gdhirë, ishte vendosur në oborrin e banesës së 56 vjeçarit Sokol Ndreu banues në Kamëz.

Policia e Tiranës tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Hetimet e para tregojnë se një person ende i paidentifikuar ka arritur të depërtojë sasinë e tritolit në brendësi të oborrit të banesës së familjes Ndreu dhe është larguar në drejtim të paditur.

Pak më pas në orën 01.15 ka ndodhur shpërthimi ku si pasojë janë shkatërruar 2 automjete të parkuara në oborrin e kësaj banese si dhe janë regjistruar dëme të tjera materiale.

Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe ndodhi në momentet kur familja ishte në gjumë.

Ngjarja shkaktoi klimë ankthi dhe pasigurie jo vetëm për familjen që jeton në banesë, por edhe për shumë fqinjë përreth tyre.

Policia tha se nuk e di kush është përgjegjës për tritolin dhe as arsyet e vendosjes së tij.

Një grup hetimor është ngritur dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit.

Foto arkiv

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit