Transmetuar më 27-10-2026, 12:28

PËRDITËSIM: Dalin emrat e personave të përfshirë në aksident

BERAT — Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur sot rreth orës 10:15 në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Shtetit, automjeti i drejtuar nga shtetasi J. D. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga 63-vjeçari K. S. Si pasojë e goditjes së fortë, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Gjatë përplasjes është dëmtuar gjithashtu edhe një këmbësore, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe. E dëmtuara është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë, shtetasi J. D., duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin K. S., 63 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi K. S. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, gjatë përplasjes është dëmtuar edhe këmbësorja, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit