

Berat – Përmasa tragjike ka marrë aksidenti që ndodhi sot në Berat pasi një burrë humbi jetën dhe një grua mbeti e plagosur.
Jani Dashi është drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident, kurse viktima, Kadri Skura, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:15, në aksin rrugor Berat–Dimal, në fshatin Moravë.
Policia tha se Jani Dashi, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me shtetasin Kadri Skura, 63 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, Kadri Skura ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Gjithashtu, gjatë përplasjes është dëmtuar edhe këmbësorja, shtetasja Dh. A., 63 vjeçe, e cila është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






