

Drejtuesit e komuniteteve fetare të Shqipërisë, do të takohen mesditën e së dielës 18 tetor me Presidentin e Republikës Bajram Begaj, në një takim të jashtëzakonshëm.
Takimi është thirrur me kërkesë të Presidentit të Republikës, për të folur rreth situatës së rënduar në Shqipëri pas kësaj jave protestash të dhunshme të shoqëruara me agresivitet të lartë policor.
Nga Komuniteti Musliman shqiptar pritet të marrë pjesë kreu i saj Bujar Spahiu. Nga feja kristian katolike, Gjergj Meta, Ipeshkëv i Rrëshenit dhe President i Konferencës Ipeshkvore dhe Giovanni Peragine Arqipeshkëv Metropolit Shkodër – Pult dhe Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvore. Ky i fundit sot doli hapur me kërkesën që Rama të marrë vendimin e vështirë që kërkojnë qytetarët.
Nga feja ortodokse, pritet të jetë kreu i saj Joan Pelushi.
Në këtë takim, Begaj pritet të testojë drejtuesit e religjioneve mbi qëndrimin e tyre për situatën dhe nëse janë pro apo kundër një zgjidhjeje politike që përfshin largimin e Edi Ramës dhe mazhorancës socialiste nga pushteti dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Burime jozyrtare thonë se drejtuesit e komuniteteve fetare pritet t’i kërkojnë Presidentit që të ndërhyjë në situatën e krijuar, pasi ka tagrin dhe kompetencat që të çojë vendin drejt një zgjidhjeje politike. /noa.al
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






