Transmetuar më 17-10-2026, 23:11

Arqipeshkvi Giovanni Peragine për protestat: “Pakënaqësia është e thellë”, qeveria të dëgjojë qytetarët dhe të marrë vendime të vështira

Arqipeshkvi i Shkodrës, Giovanni Peragine, ka reaguar sot për protestat e ditëve të fundit, duke deklaruar se ato tregojnë një pakënaqësi të thellë shoqërore që, sipas tij, nuk mund të shpërfillet.

Duke folur në vigjiljen e festës së Zojës së Shkodrës, Peragine tha se prej muajsh një pjesë e qytetarëve po shpreh pakënaqësi ndaj mënyrës si funksionon sistemi dhe se autoritetet kanë detyrimin të dëgjojnë kërkesat që vijnë nga shoqëria.

Qartësisht arqipeshkvi është shprehur në mbështetje të dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama kur ka kërkuar që qeveria të marrë vendimin e vështirë që qytetarët po kërkojnë.

“Protestat e këtyre ditëve dëshmojnë pa dyshim një pakënaqësi të thellë shoqërore, që nuk mund të shpërfillet”, u shpreh ai.

Peragine ishte veçanërisht i drejtpërdrejtë kur foli për përgjegjësinë e qeverisë.

“Përgjegjësia e autoriteteve nuk matet me deklarata, por me vendime konkrete”, deklaroi ai, duke shtuar se “asnjë interes privat nuk mund të vihet mbi të mirën e vendit”.

Sipas tij, kur tronditet besimi te institucionet dhe vihet në rrezik paqja shoqërore, ata që qeverisin duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të veprojnë pa vonesë, edhe duke marrë “vendime të vështira” nëse këtë e kërkon interesi i vendit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit