Transmetuar më 16-10-2026, 16:24

Pamjet filmike, ku shfaqen dy punonjës policie në tejkalim të detyrës dhe të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes në tubimin e zhvilluar në Tiranë, kanë detyruar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, të urdhërojë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë.

Ata janë Inspektor E. P. dhe inspektor T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

Pamje shumë të rënda, polici i sulet qytetarit dhe e plas në tokë

Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale për nisjen e menjëhershme të hetimit disiplinor për dy punonjësit e Policisë.

Të tjera pamje të rënda/ Policë në overdozë dhune? Shihni si marrin zvarrë studentin

Hita tha se përgjegjësia është individuale, por pranoi se veprime të tilla cenojnë rëndë imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit