

Një skenë e shëmtuar ajo që shikoni mç videon e mëposhtme, ndodhur pak minuta më parë në Tiranë pranë ministrisë së Arsimit.
Një polic, më së paku i papërgjegjshëm në mënyrën si veproi, iu sul këtij qytetari që ndodhej pranë protestës dhe e hodhi në tokë duke e përplasur me trup pa pikë mëshire.
Policia përdori edhe parzmoren e tij për ta hedhur në tokë qytetarin i cili duket në pamje i tmerruar nga ajo që i ndodhi.
Ndërsa në sfond dëgjohen klithma të qytetarëve të tjerë që u tmerruan nga akti i paligjshëm.
Pyetjes së noa.al "a ka ndonjë reagim Policia e Shtetit për këtë akt dhune të punonjësit të policisë ndaj qytetarit", Policia e Shtetit nuk i dha një përgjigje deri në publikimin e këtij raporti.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






