

PËRDITËSIM: Dalin emrat e dy personave të plagosur nga shpërthimi i Benzit në Gjirokastër
Detaje të reja nga shpërthimi i Benzit në Gjirokastër, policia flet për dy personat që përfunduan në spital
Policia e Gjirokastrës ka dhënë informacionin e parë zyrtar lidhur me shpërthimin e një automjeti në bulevardin “18 Shtatori”, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune.
Sipas policisë, automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., dyshohet se ka shpërthyer rreth orës 22:00, në momentin kur ishte në lëvizje.
Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar dy persona, të identifikuar me inicialet B. D. dhe R. M.
Të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit.
Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë informacion mbi atë që mund të ketë shkaktuar shpërthimin e automjetit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






