

Rigers Mela dhe Beqir Devolli janë 2 burrat që u plagosën rëndë sonte në atentatin e frikshëm që ndodhi në mes të Gjirokastrës.
Noa.al zbardhi emrat e dy personave që mbetën të plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune, pas shpërthimit të dyshuar të një automjeti tip “Benz” në qytetin e Gjirokastrës.
Bëhet fjalë për Beqir Devollin dhe Rigers Melën, të cilët kanë përfunduar në spital pas ngjarjes së ndodhur në bulevardin “18 Shtatori”.
Mjeti ishte në pronësi të shtetasit Beqir Devolli, i cili ka mbetur i dëmtuar nga shpërthimi, së bashku me shtetasin Rigers Mela
Sipas informacionit të policisë, automjeti tip “Benz”, në pronësi të Beqir Devollit, dyshohet se ka shpërthyer rreth orës 22:00, teksa ishte në lëvizje.
Si pasojë e shpërthimit, Devolli dhe Mela kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar në spital, ku ndodhen në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk ka detaje zyrtare mbi gjendjen e tyre shëndetësore, ndërsa shkaqet e shpërthimit mbeten të paqarta.
Më herët, në prill 2025 u raportua se një makinë Land Rover në pronësi të Rigers Melës u dogj në mes të Gjirokastrës.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi shpërthimin e automjetit dhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






