Transmetuar më 10-10-2026, 22:17

PËRDITËSIM: Dalin emrat e dy personave të plagosur nga shpërthimi i Benzit në Gjirokastër

GJIROKASTËR, 10 Tetor 2026 — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Gjirokastrës, ku një automjet ka shpërthyer në flakë ndërsa ishte në lëvizje e sipër.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të izoluar zonën dhe për t’i ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në mjet.

Ekspertët e policisë dhe zjarrfikësit kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse shpërthimi ka ardhur si pasojë e ndonjë defekti teknik në sistemin e motorit ose të gazit, apo nëse bëhet fjalë për ndonjë shkak tjetër.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit