Transmetuar më 08-10-2026, 16:18

Një aksident dramatik që ndodhi mbrëmë në rrugën Peshkopi- Maqellarë u mbyll sot tragjikisht pasi një nga personat e aksidentuar gjeti vdekjen.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Peshkopi-Maqellarë”, kur D. M., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me automjetin me drejtues një 36-vjeçar.

Djali i dyshuar është arrestuar nga policia.

Nga aksidenti janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 5 pasagjerë.

Por një prej tyre, Gjylape Osmani, një pasagjere 74 vjeçare, për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital, në orët e para të mëngjesit të sotëm. /noa.al

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit